Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Napolit foli për një mori çështjesh, përfshirë mbylljen e llogarive të tij në rrjete sociale dhe disponueshmërinë e Cristiano Ronaldos në këtë ndeshje derbi.
“Rrjetet sociale? Unë nuk kam qenë asnjëherë një ndjekës i madh i rrjete sociale. E bëra një gjë normale dhe vendosa gjatë një darke që ditën tjetër do t’i mbylli ato. Unë shkruaj vetëm nga një mesazh në javë. Nëse shqetësimi i ndokujt është që ata nuk mund të llogarisin prapë në mua, unë ju them se dhjetë ditë kanë mbetur para ndeshjes kundër Atleticos. Kjo është arsye pse unë thash se ishte e mjaftueshme”, ka thënë Allegri, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur rreth disponueshmërisë së Cristiano Ronaldos në ndeshjen derbi kundër Napolit, trajneri tha:
“Ai do të luaj. Vetëm njëri prej Emre Canit ose Bentancurit do të startoj. Nuk ka datë rikthimi për Khediran”
“Shpresoj që Douglas Costa të mund të rikthehet për Atleticon. Cuadrado është ende jashtë dhe të tjerët gjithashtu. Nëse unë luaj me Mandzukicin, Dybalan, Ronaldon dhe Bernardeschin, i vetmi lojtar në bankinë do të jetë Kean”
“Përndryshe, Dybala dhe Berna do të qëndrojnë jashtë sepse edhe zëvendësimet janë të rëndësishme”
“Nesër Juventusi do të luaj një ndeshje të mrekullueshme” shtoi Allegri./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...