Google ADS

Allegri: Cristiano Ronaldo dëshiron ta fitoj Topin e Artë me Juventusin

21:37 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Massimiliano Allegri ka pretenduar se Cristiano Ronaldo është i motivuar për të fituar Topin e Artë me Juventusin.

Superylli portugez përfundoi i dytë në garën për Topin e Artë pas Luka Modric, i cili i dha fund duopolit mes Messit dhe atij, transmeton portali arbresh.info.

“Është zhgënjyese për shkak se ai do të dëshironte padyshim që ta fitonte atë për atë që ka bërë me Real Madridin. Ai nuk mund të shkonte tutje më larg se që bëri në Kampionatin Botëror më Portugalinë”, ka thënë Allegri.

“Motivi i tij tani është për të fituar këtë vitin e ardhshëm me Juventusin”

Juventusi do të përballet në xhiron e ardhshme me Interit dhe takimi mes tyre zhvillohet të premten nga ora 20:30./arbresh.info/

Të ngjashme