Allegri: Barça ka lojtarë që mund të ndryshojnë ndeshjen

08:24 | 13 Shtator 2017
Arbresh Info

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson që lojtarët e tij duhet të shfrytëzonin më shumë shanset e tyre në disfatën 3 me 0 ndaj skuadrës së Barcelonës.

Lionel Messi realizoi dy herë ndërsa Ivan Rakitc shënoi një herë për gjigantin katalunas në ndeshjen e tyre të parë për këtë sezon në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Barcelona ka lojtarë që mund të ndryshojnë ndeshjen kur ju bëni një gabim dhe në pjesën e dytë ne nuk kemi pasur energji të nevojshme për të vazhduar garën”, ka thënë ai pas ndeshjes.

“Kur atyre iu ipet hapësirë, ata janë shkatërrues dhe këtu ne bëmë gabime”

Allegri nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij është mbrojtur duke theksuar që ka dështuar për tu përballur me sulmin e Barcelonës./arbresh.info/

Të ngjashme