Ish-seleksionuesi i Anglisë, Sam Allardyce po pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses së Indisë, bën të ditur “Mirror” të dielën. Ish-trajneri i Boltonit do të vazhdojë traditën e trajnerëve anglezë që kanë drejtuar Indinë.
Allardyce në krye të Anglisë kishte qëndruar vetëm 67 ditë. Ai u shkarkua nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi kishte rënë në kurth të gazetarëve të maskuar, ku kishte treguar metodat se si të shmangen rregullat e transferimit të lojtarëve.Së fundi në krye të Indisë ishte anglezi Stephen Constantine.
Ai kishte drejtuar përfaqësuesen për katër vite.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person