Allan vendos të largohet nga Napoli

09:39 | 25 Maj 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Napoli-t, Allan ka vendosur që në verë të largohet nga skuadra dhe të ribashkohet me Carlo Ancelotti-n te Everton.

Sipas Il Mattino, Ancelotti është duke përgatitur një super ofertë për të transferuar Allan në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Napoli nuk do e lejojë brazilianin aq lehtë të largohet nga “San Paolo”.

Skuadra e madhe italiane kërkon plotë 70 milionë euro për mesfushorin, i cili ka humbur formën që nga largimi i Ancelotti-t dhe nuk ka lidhje me trajnerin aktual Gennaro Gattuso.

29-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje në Seria A dhe në Kupën e Italisë, derisa ka bërë gjashtë paraqitje në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme