Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti ka folur rreth karrierës së tij, ku në vitin e tij të parë me Kalmarin ka shkëlqyer.
Aliti është përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Serie A, ose në Superligën e Turqisë.
Se ka pasur interesime nga këto dy kampionate e ka konfirmuar vet mbrojtësi qendror për Telegrafin në Instagram.
“Është e vërtetë që ka pasur interesime në janar, por vendosa të qëndroj në Kalmar”.
“Ka pasur interesime nga Superliga e Turqisë, por edhe nga një klub i Serie A. A ishte Atalanta? Jo, jo nuk ka qenë Atalanta, ka qenë një skuadër tjetër, por në fund nuk ishte oferta e duhur”, deklaroi Aliti
26-vjeçari megjithatë thotë se është i gatshëm të largohet në verë nga Kalmari, nëse vije një ofertë e mirë për të dhe klubin.
“Unë tani jam 26-vjeçar dhe duhet të mendoj mirë para se të bëjë një hap të radhës”.
“Jam gati për tu larguar në verë, por duhet të vije oferta e duhur si për mua ashtu edhe për Kalmarin”, u shpreh mbrojtësi kosovar.
Aliti në 33 ndeshje sa ka zhvilluar me skuadrën suedeze në vitin e tij të parë ka shkëlqyer me katër gola e katër asistime.
Ai e ka vlerësuar periudhën te Kalmari si më të mirën në karrierën e tij në aspektin individual.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...