Fidan Aliti është gati për Kosovën.
Ai ka realizuar gol në Suedi, në barazimin 2-2 të Kalmar me Brage
Pak ditë para ndeshjeve të Kosovës me Çekinë dhe Anglinë, Fidan Aliti, ashtu si edhe shumica e futbollistëve tjerë të “Dardanëve”, janë në super formë.
Qendërmbrojtësi i Kosovës e ka ndihmuar Kalmarin të marrë një pikë në Suedi, duke shënuar në barazimin 2-2 me Brage.
Ai ka realizuar golin e epërsisë në minutën e 61-të, për 1-0, por skuadra e tij mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 65-të dhe ani pse gjetën edhe golin për 2-0 në minutën e 87-të, pranuan dy gola të shpejtë 88-të dhe 92’, për të barazuar në fund 2-2.
Aliti bëri paraqitje fantastike për 90 minuta, dhe tha se është gati për Kombëtaren e Kosovës.
“I lumtur me golin sonte”, shkroi Aliti në Facebook.
“Koha të fokusohemi te finalet me Kombëtaren e Kosovës. Gati për ndeshjet e ardhshme”. /Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...