Alisson do të niset sot (e mërkurë) për në Angli që t’i nënshtrohet testit mjekësor pasi ra dakord për të nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare me Liverpoolin.
Braziliani është përfolur shpesh për largim nga Roma këtë verë pas një numri të madh paraqitjesh të shkëlqyera sezonin e kaluar dhe brenda Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli ka qenë në konkurrencë me Chelsean dhe Real Madridin për nënshkrimin e tij pasi të tri skuadrat janë në kërkim të një portieri të ri.
Jurgen Klopp dëshiron të zëvendësoj portierin Loris Karius pas paraqitjes së tmerrshme të gjermanit në finalen e Ligës së Kampionëve dhe duket që Liverpooli tani ka zgjedhur problemin për pozitën te porta pasi ka rënë dakord për një tarifë prej 66.8 milionë funta me Roman.
Bazuar në gazetarin Gianluca Di Marzio të ‘Sky Italy’, Alisson do të ndërpres pushimet në Sardinia për tu nisur në Angli sonte që t’i nënshtrohet testit mjekësor./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...