Portieri i Liverpool, Alisson Becker e ka krahasuar Liverpool me një “Peshkaqen që e ndjen gjakun”, pasi vazhdojnë me formën e mrekullueshme.
Fitorja e djeshme ndaj Norwich Cityt i kualifikoi “Reds” në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pavarësisht që është ende muaji shkurt, transmeton portali abrresh.info.
Braziliani ka thënë se skuadra ka besimin se do arrijnë të fitojnë çdo trofe të cilin e synojnë.
“E shoh skuadrën e matur për t’ia dal në çdo ndeshje, Pavarësisht që jemi të rinj, jemi me eksperiencë dhe dëshirë për fitore. Kemi nuhatur fitoren duke fituar Ligën e Kampionëve dhe tani duam më shumë”.
“Është si peshkaqeni që ndjen gjakun në ujë, fokusohet dhe sulmon. Besojmë që mund të arrijmë gjithçka, kemi rrugë të gjatë, por do ia dalim”, deklaroi Alisson për Folha.
Liverpool është lider në Premierë Ligë me 22 pikë më shumë se Manchester City./arbresh.info.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi