Claudio Taffarel, portieri legjendar i Brazilit në Kupën e Botës 1994 dhe sot trajneri i portierëve të përfaqësueses ka siguruar se aktualisht numri 1 i Brazilit Alisson Becker është gati të luajë te kampionët e Europës, Real Madrid.
“Nëse do të shkojë apo jo, këtë nuk e di. Por ai është gati të luajë për Real Madrid dhe shumë ekipe të tjera elitare.
“Ne e dinim potencialin e tij përpara se të kalonte këtë sezon fantastik. Ai është një nga më të mirët në botë.”
Pas një sezoni mbresëlënës te Roma, ai ka tërhequr vëmendjen shumë klubeve europiane si Liverpool dhe Real Madrid.
Gjithsesi klubi italian vështirë se do ta lejojë të largohet pas vetëm një sezoni, me drejtorin sportiv Monchi që është shprehur në mënyrë të përsëritur se nuk do të heqë dorë prej tij.
Por një shumë marramendëse 100 milionë euro mund t’i ndryshojë mendjen romanëve.
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...