Edhe pse iu bashkua Liverpoolit mbrëmjen e kaluar, Alisson ka thënë se Roma do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.
Portieri brazilian finalizoi mbrëmjen e së enjtes transferimin nga klubi në Olimpico te gjiganti në Premierë Ligë për një tarifë prej 72.5 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Kam shpenzuar dy sezone te Roma, ata ishin unik dhe intensiv, në sezonin e fundit jam kënaqur”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.
“Rrugët tona janë ndarë tani, por unë dua t’i falënderojë të gjithë: klubin, skuadrën, të gjithë tifozët e Romas, të cilët më kanë ndihmuar të jap gjithçka në fushë dhe veçanërisht bashkëlojtarët e tij, të cilit kanë përjetuar çdo sfidë dhe emocion nga ana ime”
“Ata më kanë mirëpritur që nga dita ime e parë aty. Ishte vërtetë nder për të luftuar me ju djema. Do të mbajë gjithmonë këtë skuadër dhe këtë qytet në zemrën time. Forca Roma”
Alisson është bërë portieri më i shtrenjtë në histori me kalimin te skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Klopp./arbresh.info/
https://instagram.com/p/BlbfJzuh_O1/?utm_source=ig_embed
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...