Alexis Sanchez ka zbuluar se Chelsea e kishte bërë Lionel Messi të qajë.
Sulmuesi i Manchester United kishte ndarë një dhomë me fituesin e pesëfishtë të ‘Topit të Artë’ sa ishin bashkë në Barcelonë.
Gjatë një interviste me Sky Sports, Sanchez tregoi se si përjeton humbjen superylli argjentinas.
“Ju mund të qani për një ndeshje, nëse humbisni një finale”, tha Sanchez.
“Kjo është pjesë e futbollit. Në zhveshtoren e Barcelonës, pas ndeshjes me Chelsea, unë kam parë Lionel Messi duke qarë. Kjo sepse lojtarët kërkojnë maksimumin nga vetja dhe këtë njerëzit nuk e shohin”, përfundoi ish anëtari i Barcelonës dhe Arsenalit.
Sanchez foli për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2012, kur Barcelona dhe Chelsea ishin takuar.
Chelsea takimin e parë e kishte fituar me rezultat minimal 1 me 0, dhe në takimin e dytë ‘Blutë e Londrës’ kishin përformuar një nga paraqitjet më të mira defanzive në Nou Camp.
Kapiteni i atëhershëm i Chelsea, John Terry, ishte ndëshkuar me karton të kuq në fillim të takimit, por Chelsea ia kishte arritur të nxirrte një barazim 2 me 2, kur Fernando Torres shënoi në minutat e fundit të takimit.
Chelsea në atë vit kishte fituar Ligën e Kampionëve, pasi në finale mposhti Bayern Munich, pas ekzekutimit të penalltive.
Messi do të ketë mundësin për hakmarrje gjatë këtij muaji, kur Chelsea dhe Barcelona do të ballafaqohen për herë të parë që nga gjysmëfinalja e famshme.
Gjigantët e futbollit evropian do të takohen në raundin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, sfida e parë do të zhvillohet me 20 shkurt. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?