Alexis Sanchez u refuzua nga Zinedine Zidane

19:28 | 8 Shkurt 2018
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka refuzuar shansin për të nënshkruar me superyllin Alexis Sanchez para se sulmuesi t’i bashkohej Manchester United muajin e kaluar.

Alexis Sanchez ka nisur në formë solide jetën nën udhëheqjen e trajnerit Jose Mourinho dhe realizoi golin e parë si lojtar i Manchester United javën e kaluar kur “Djajtë e Kuq” u përballen me Newcastle United, transmeton portali arbresh.info.

Por, raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që 29-vjeçari mund të ishte pjesë e skuadrës së Real Madridit për të bërë më pas debutimin ndaj Real Soceidadit.

Bazuar në ‘Mundo Deportivo’, Real Madridi kishte shans për të nënshkruar me sulmuesin derisa ai kishte derën e hapur nga Arsenali.

Megjithatë, Zidane zgjodhi të mos përforcoj skuadrën e tij që nuk është duke përforcuar mirë këtë sezon duke refuzuar çdo marrëveshje me kilianin./arbresh.info/

Të ngjashme