Alexis Sanchez ka pasur një ndikim të shpejtë si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Sulmuesi ka kthyer rekordin e Manchester United për shitjen e fanellave dhe rekordin e klubit në rrjete sociale pas transferimit të tij në muajin janar te gjiganti në Old Trafford nga Arsenali, transmeton portali arbresh.info.
Kiliani është pritur nga të gjithë që t’i bashkohet liderit të Premierë Ligës, Manchester Cityt, por Jose Mourinho reagoi duke rrëmbyer shënjestrën e Pep Guardiolas muajin e kaluar.
“Alexis Sanchez ka vendosur një rekord të ri në janar sa i përket shitjeve të fanellave pasi ato janë shitur tri herë më shumë se rekordi i mëparshëm”, ka thënë nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward në konferencën për shtyp kur njoftoi për të ardhurat brenda këtij viti.
“Ne kemi gjeneruar disa statistike interesante në rrjete sociale. Ishte postimi më i madh i United në Instagram me dy milionë pëlqime dhe komente, postimi më i shpërndarë në Facebook i të gjitha kohërave, postimi në i shpërndarë në Twitter dhe ‘Alexis7’ ishte numër një në të gjithë botën në Twitter”
“Për t’i vënë të gjitha këto në kontekst, postimi me anë të së cilit u bë njoftimi gjeneroi 75 për qind më shumë reagime se shitja e lojtarit më të shtrenjtë në botë verën e kaluar kur Neymar u transferua nga Barcelona në PSG”
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...