Transferimi i zgjatur i superyllit Alexis Sanchez në Manchester United ka marrë një kthesë të papritur pasi kiliani është larguar nga stërvitjet me skuadrën kryesore.
Reprezentuesi kilian do t’i bashkohet Manchester United në një marrëveshje që nga ana tjetër do të dërgojë Henrikh Mkhitaryanin, transmeton portali arbresh.info.
Alexis Sanchez ka arritur në kampin stërvitor Colney të Arsenalit, por trajneri Arsene Wenger ka vendosur që lojtari të zhvillojë seancën stërvitore me skuadrën e të rinjve para ndeshjes të së shtunës kundër Crystal Palaces.
Ky zhvillim është një indikacion se transferimi i Alexis Sanchezit në Old Trafford është i pashmangshëm.
Sipas mediave angleze, 29-vjeçari ka rënë dakord për të nënshkruar një marrëveshje në Manchester United që i siguron atij 450 mijë funta në javë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...