Sipas Guillem Balagues, Alexis Sanchez do të prezantohet si lojtar i Manchester United të martën e javës së ardhshme.
Eksperti i futbollit spanjoll pret që Arsene Wenger transferoj sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang, transmeton portali arbresh.info. Balague pretendon që Arsenali është i gatshëm të paguaj 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit gabonez.
Sanchez është i vendosur për transferim në United, ndërsa në drejtimin e kundërt do të kaloj Henrikh Mkhitaryan.
Balague beson që gjigantët janë në fazat e fundit të negociatave për shkëmbimin e lojtarëve.
“Alexis Sanchez pritet të prezantohet para mediave në fillim të javës së ardhshme (ndoshta të martën)”, ka shkruar Balague në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.
“Oferta nga Arsenali për Aubameyangin nuk ishte e mjaftueshme, por ishte vetëm e para nga ata (60 milionë euro mund ta sigurojnë atë, Arsenali është i gatshëm të paguaj atë shumë)”
Ndërkohë, Sanchez dhe Mkhitaryan kanë mbetur të dy jashtë skuadrave të Arsenalit dhe Manchester United për ndeshjet e pasdites së sotme (e shtunë) në Premierë Ligë./arbresh.info/