Alexis Sanchez përplaset në stërvitje me talentin e ri të Man Utd

17:04 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

Alexis Sanchez është përplasur me bashkëlojtarin te Manchester United, Mason Greenwood, gjatë një seance stërvitore parasezonale.

The Sun zbulon se 30-vjeçari ishte fauluar në njërën nga seancat e tij të para pas rikthimit nga Kupa e Amerikës me një lëndim në kofshë, transmeton portali arbresh.info.

Fjalë të rënda janë shkëmbyer mes tyre derisa djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri ishin duke u përgatitur për sezonin e ri.

Për shkak të kësaj, ylli kilian ka shpenzuar kohë duke punuar i vetëm jashtë skuadrës tjetër dhe shpreson për tu rikthyer këtë edicion te skuadra kryesore e United.

Solskjaeri insiston se Sanchez është pjesë e planeve të tij pavarësisht rënies së formës qysh pas arritjes nga Arsenali.

Greenwood u inkuadrua në fushë te ndeshje e United në vikend kundër Chelseas të fituar me rezultat tronditës 4 me 0./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme