Alexis Sanchez është stërvitur sot (e premte) së bashku me skuadrën kryesore të Arsenalit derisa Arsene Wenger po përgatitet për të luajtur me yllin e tij kundër Crystal Palaces në Emirates këtë të shtunë.
29-vjeçari ishte raportuar se është detyruar të stërvitet me skuadrën U19 të Arsenalit nga trajneri francez derisa pret që të finalizoj transferimin e tij për 35 milionë funta në Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Por, Alexis Sanchez së bashku me bashkëlojtarët e tij kanë vazhduar përgatitjet para vizitës së tyre ndaj skuadrës të Crystal Palaces së Roy Hodgsonit.
Edhe pse tashmë është e ditur që Sanchez nuk do të luaj për ndeshjen e United kundër Burnleyt këtë të shtunë, çelësi i finalizimit të marrëveshjes vazhdon të jetë Henrikh Mkhitaryan, i cili nuk është pjesë e skuadrës që udhëton në Turf Moor.
Mesfushori armen është takuar me zyrtarët e Arsenalit për të diskuar elementet e fundit të kontratës së tij dhe pritet që së shpejti t’i mundësoj kalimin Sanchezit në Old Trafford./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/posts/311062769415031
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...