Alexis Sanchez nuk ka udhëtuar me skuadrën e Arsenal për ndeshjen e sotme ndaj Bournemouth, çka konfirmon se transferimi i tij tek Manchester United është çështje orësh.
Mediat britanike konfirmojnë se sulmuesi kilian ka pranuar ofertën e “djajve të kuq”, që synojnë ta bëjnë lojtarin më të paguar të skuadrës.
Nga ky transferim, Sanchez do të paguhet 350 mijë stërlina në javë, duke kënaqur edhe kërkesat e Arsenal, që duan 30 milionë stërlina nga shitja e kilianit.
Një transferim që ka mërzitur pa masë fansat e Manchester City (ofroi 20 milionë stërlina), që duket se e kishin në dorë lojtarin, por gjithçka mori një kah tjetër ditët e fundit.
Por skuadra e Arsenal është bindur të largojë sulmuesin (kontrata e të silit skadon në fund të sezonit) edhe për faktin se United do të fusë mesfushorin Henrikh Mkhitaryan në këtë marrëveshje, çka kënaq disi trajnerin Arsene Wenger, pasi merr një përforcim të rëndësishëm.
Një shkëmbim që do të kënaqë edhe lojtarin armen, që muajt e fundit nuk aktivizohet rregullisht, ndërsa te Arsenali mund të fitojë sërish pozicionin e titullarit.
Pritet që brenda javës së ardhshme marrëveshja të mbyllet dhe skuadrat të kenë në dispozicion lojtarët e rinj për pjesën e mbetur të sezonit. /arbresh.info/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...