Alexis Sanchez në Inter, punë e kryer

23:20 | 27 Gusht 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez do të finalizoj nesër transferimin në formë huazimi te Interi.

Bazuar raportet e fundit mbrëmjen e sotme (e martë), Sanchez do të jetë nesër në Milan për të kryer testet mjekësore dhe për të vendosur lapsin në letër, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/brfootball/status/1166457494215872512

Marrëveshja për huazimin e tij do të ketë edhe opsionin për blerje sezonin e ardhshëm për 15 milionë euro.

Skuadra italiane ka rënë dakord për të paguar për këtë sezon pagën e kilianit për gjysmë me United.

https://twitter.com/Football__Tweet/status/1166458898158673920

Ai thuhet gjithashtu të ketë zgjedhur fanellën me numër 7 te klubi në Serie A.

Ai do të ribashkohet në sulmuesin Romelu Lukaku, i cili u transferua te Interi nga Old Trafford në fillim të këtij muaji./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme