Google ADS

Alexis Sanchez mund të largohet nga Arsenali vetëm në këtë mënyrë

23:33 | 11 Janar 2018
Arbresh Info

Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali gjatë merkatos së muajit janar nëse një ofertë e përshtatshme arrin për sulmuesin dhe nëse sigurohet zëvendësuesi i tij.

Mësohet se hierarkia e “Topçinjve” e ka pranuar këtë në formë sekrete dhe ka pritur për disa javë që Sanchez të largohet pas tri viteve e gjysmë në Emirates, transmeton portali arbresh.info.

Manchester City është destinacioni më i mundshëm i 29-vjeçarit, pasi bisedimet tashmë janë zhvilluar ndërmjet dy klubeve ndonëse ende nuk është arritur një marrëveshje për tarifën e transferimit.

Arsenali mendohet se kërkon 35 milionë euro, ndërkohë që Manchester City sugjerohet se fillimisht ka ofruar 20 milionë funta edhe pse burimet thonë se vlera mund të arrijë deri në 25-30 milionë funta.

Megjithatë, Arsenali ngurron gjithashtu të finalizojë transferimin e tij deri në momentin që ata të sigurojnë shërbimet e sulmuesit brazilian Malcon nga skuadra franceze Bordeaux. Në rast se marrëveshja arrihet, Sanchez do të jetë në gjendje të largohet falas kur kontrata e tij të skadojë gjatë, një situatë që Arsenali është duke kërkuar t’i shmanget.

Kiliani thuajse ishte afër kalimit te City për 60 milionë funta në ditën e fundit të merkatos së transferimeve verore, por gjithçka dështoi kur marrëveshja e Arsenalit për të nënshkruar me Thomas Lemarin si zëvendësues të tij mori një kthesë të papritur.

Sanchez arriti në Emirates nga Barcelona për 35 milionë funta në vitin 2014 dhe deri tani ka shënuar 80 gola brenda 166 paraqitjeve./arbresh.info/

Të ngjashme