Alexis Sanchez do të bartë fanellën me numër 7 te Interi pas finalizimit të marrëveshjes huazimi për një sezon nga Manchester United.
Kiliani ka pozuar me numrin e tij të ri, i cili ishte i zënë deri para largimit të Mauro Icardit në formë huazimi, transmeton portali arbresh.info.
Fanella me numër 7 i ishte dhënë fillimisht Icardit, i cili në të kaluarën ka bartur fanellën me numër 9, para se argjentinasi të finalizonte në ditën e fundit të afatit kalimtar transferimin në Paris Saint Germain.
https://twitter.com/Inter_en/status/1168810995130785792
Sanchez mund të jetë i gatshëm për debutim te Interi kundër ish skuadrës së tij – Udineses pas pushimeve ndërkombëtare më 15 shtator.
Transferimi te Interi i jep fund periudhës së tij të tmerrshme në Old Trafford, ndonëse Sanchez së fundmi ka thënë se nuk mendohet për këtë lëvizje dhe beson se atij nuk i është dhënë shansi mjaftueshëm në klub./arbresh.info/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren