Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez ka mirëpritur interesimin nga Real Madridi.
Ndryshe nga fitorja e thellë mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve ndaj Apoelit, Real Madridi ka pasur vështirësi të shumta këtë sezon para portës, gjë që ka detyruar presidentin Florentino Perez të kërkojë për një sulmues të ri në janar, transmeton portali arbresh.info.
Kontakti tashmë është bërë me agjentin e Alexis Sanchezit dhe reprezentuesi kilian është i kënaqur me interesimin. Pavarësisht lidhshmërisë së tij me Barcelonën, Alexis Sanchez do të ishte i mirëpritur për transferim në Madrid.
Megjithatë, klubet e mëdha si Manchester City dhe Paris Saint Germain janë gjithashtu duke kërkuar transferimin e tij. Sanchez ka folur me presidentin Floretino dhe i ka treguar se do të mendoj kalimin në Real Madrid vetëm nëse plotësohen dy kushte.
Së pari, sulmuesi dëshiron të sigurohet që të jetë pjesë e formacionit startues sesa të qëndroj prapa si zëvendësues i Karim Benzemas, Gareth Bales apo Cristiano Ronaldos.
E dyta, Alexis Sanchez është duke kërkuar të paguhet më shumë seç fiton aktualisht te “Topçinjtë”.
Nëse Real Madridi mund të plotësohej të dy kërkesat, atëherë sulmuesi me eksperiencë, që mbetet pa kontratë në fund të muajit qershor, do të kërkoj transferimin në Madrid gjatë muajit janar./arbresh.info/
Arkeologët zbulojnë një varrezë historike të periudhës helen...
Marrëveshja për të burgosurit, ministri danez i Drejtësisë p...
Hoxha fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregull...
Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e IML-së
Shukri Buja mungon për arsye shëndetësore, shtyhet gjykimi n...
Krijimi i “Shteti Bektashi” brenda Shqipërisë, reagon delega...