Arsenali është rikthyer në epërsi në ndeshjen si mysafirë kundër Crystal Palaces.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger ka shënuar për 1 me 3 në takimin e xhiros së 20-të në kuadër të Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Alexis Sanchez realizoi dy gola të shpejta duke rikthyer epërsinë e “Topçinjve”. Goli për 1 me 2 erdhi nga afërsia pas asistimit nga Alexandre Lacazette (62), ndërsa goli tjetër erdhi vetëm katër minuta më vonë.
Goli i parë nga gjiganti londinez ishte shënuar nga futbollisti shqiptar – Shkodran Mustafi, por shifrat u barazuar nga Andros Townsend në minutën e 49′.
Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Selhurst Park./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet