Arsene Wenger ka pranuar përfundimisht se Alexis Sanchez mund të shitet te Manchester City para se të mbyllet merkato e transferimeve.
Madje, trajneri i Arsenalit nuk garanton që Alex Oxlade Chamberlain nuk do t’i bashkohet kampionit në fuqi të Premierë Ligë – Chelseat, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Topçinjve” ka qenë i vendosur gjatë gjithë verës që yjet e tij nuk do të shiten te rivali i tyre në Premierë Ligë.
Por, i pyetur nëse është 100 për qind i sigurt që Sanchez, Oxlade Chamberlain dhe madje edhe Mesut Ozil do të qëndrojnë në Emirates përtej 31 gushtit, Wenger u përgjigj: “100 për qindëshi nuk ekziston në punën tonë”
Manchester City ka monitoruar sulmuesin kilian Alexis Sanchez gjatë gjithë verës dhe pritet të rris ofertën e tyre në 60 milionë për të siguruar shërbimet e tij./arbresh.info
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...