Google ADS

Alexis Sachez thyen heshtjen, flet për periudhën e hidhur në Man United

08:23 | 3 Shtator 2019
Arbresh Info

Alexis Sanchez ka thyer heshtjen duke folur haptas për periudhën e hidhur në Manchester United.

Kiliani, i cili ishte lojtari më i paguar i United, ka shënuar vetëm pesë herë brenda 45 ndeshjeve për klubin qysh pas transferimit në vitin 2017, transmeton portali arbresh.info.

Pas kalimit si një i huazuar te Interi për një sezon, 30-vjeçari insiston se arsyeja e dështimit të tij në Old Trafford është për shkak se nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme në fushë.

“Nëse ata do më lejonin të luaj një ndeshje të plotë, unë do të fitoja”, deklaroi Sanchez. “Por, nganjëherë unë kisha 60 minuta dhe nuk luaja ndeshjen tjetër dhe nuk e di pse”

“Mendoj se jam shumë i lumtur kur luaj për skuadrën time kombëtare”

“Unë isha i lumtur në Manchester United gjithashtu, por unë gjithmonë u kam thënë shokëve të tmi se dua të luaj. Nëse ata më lejonin të luaj, unë do bëja më të mirën”

“Nuk pendohem pse isha këtu, jam shumë i lumtur që isha në Manchester United, e kam thënë gjithmonë”

“Është klubi që ka fituar më së shumti në Angli dhe kur isha në Arsenal ishte fantastike aty, isha shumë i lumtur.

“Por, Manchesteri nuk ishte duke u ngritur në atë kohë. Ata po blinin lojtarë për të fituar diçka dhe unë doja t’iu bashkoja a tyre për të fituar të gjitha”

Sanchez iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2017 si pjesë e marrëveshje shkëmbyese me Henrikh Mkhitaryan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme