Google ADS

Alexandre Pato dëshiron rikthimin në Itali, tri klube në garë

14:21 | 13 Tetor 2020
Arbresh Info

Ish sulmuesi i AC Milan-it, Alexandre Pato është i lidhur me rikthimin në Seria A, derisa Genoa, Spezia dhe Monza kanë treguar interesim për brazilianin.

Pato ka qenë pa klub që prej kohës kur u largua nga San Paulo në gushtin e 2020 dhe sipas La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se ai ka refuzuar rinovimin vetëm për tu rikthyer në Seria A, transmeton portali arbresh.info.

Genoa është duke konsideruar 31-vjeçarin derisa Spezia gjithashtu i ka ofruar mundësinë për të luajtur.

Thuhet se edhe Monza është i interesuar dhe ndoshta do jetë favorit shkaku i presidentit Silvio Berlusconi, i cili ishte në kreun e Milan-it në kohën kur braziliani ishte në kulmin e karrierës.

Pato për gjashtë vite në Seria A zhvilloi 117 ndeshje duke realizuar 51 gola./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme