Sulmuesit i Arsenalit, Alexandre Lacazette është rikthyer në stërvitje.
Francezi mund të shënojë madje rikthimin në formacionin titullar në ndeshjen e së hënës në udhëtim kundër Sheffield United, transmeton portali arbresh.info.
Lacazette ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit të Arsenalit për shkak të një problemi në kyç të këmbës.
28-vjeçari ankohej për dhimbje “për disa javë” kur Arsenali konfirmoi në mes të muajit shtator se lojtari duhet të shfrytëzojë një kohë jashtë linjave në mënyrë që të rikuperohet.
“Topçinjtë” do të vazhdojnë të vëzhgojnë gjendjen e Lacazettes gjatë ditëve të ardhshme para se të vendosin nëse është plotësisht i gatshëm për takimin e ardhshëm në udhëtim./arbresh.info/
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...