Alexandre Lacazette duhet të largohet nga Arsenali sipas Steve Nicol, i cili mendon që lojtari nuk ka të ardhme në klub derisa Arsene Wenger vazhdon të jetë trajner.
Pas është neglizhuar në ndeshje të mëdha qysh pas arritjes në klub dhe tani që Pierre Emerick Aubameyang i është bashkuar klubit, Lacazette rrezikon të shpenzoj edhe më shumë kohë në bankinë dhe kjo nuk është një gjë e mirë për dikë në kalibrin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj që ky nuk është një vendim i lehtë për tu marr”, ka thënë legjenda e Liverpoolit për ‘ESPN’. “Në rast se ju jeni në vend të Lacazettes, dëshironi të qëndroni në Arsenal?”
“Atij nuk i është dhënë shansi kurrë, ata kanë sjell një tjetër lojtar – Aubameyangin, gjë që tregon qartë se nuk ka të ardhme në Arsenal, sigurisht”
“Wenger nuk i ka dhënë kurrë shans, ai nuk startoi asnjëherë në ndeshje të mëdha në fillim të sezonit. Kur erdhi janari, ai bleu Aubameyangun dhe ai është duke qëndruar në bankinë sërish”
“Nuk ka të ardhme për këtë djalosh në Arsenal dhe mënyra e vetme për të që të futet në fushë është që të largohet nga Arsenali”
“Pavarësisht se sa gjatë ka qenë në klub, që nuk është shumë, ai duhet të transferohet”
Arsenali aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë me shtatë pikë larg nga zona e Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...