Alexandre Lacazette me super gol dyfishon epërsinë e Arsenalit (VIDEO)

16:36 | 9 Shtator 2017
Arbresh Info

Arsenali ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen si nikoqir ndaj AFC Bournemouthit.

Sulmuesi Danny Welbeck zhbllokoi rezultatin në minutën e 6′ të ndeshjes me një gol të bukur me kokë pas asistimit nga mesfushori Sead Kolasinac, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, sulmuesi i ri i “Topçinjve”, Alexandre Lacazette, ka dyfishuar epërsinë në minutën e 27′ të ndeshjes.

Reprezentuesi francez shënoi një gol të bukur nga distanca pas asistimit nga autori i golit të parë.

Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së katërt në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme