Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në këtë merkato të transferime duke alarmuar dy klube të mëdha evropiane, Arsenalin dhe Atletico Madridin.
Reprezentuesi francez ka shijuar një tjetër sezon të shkëlqyer në Liga 1, por beson se është koha për të provuar një sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht interesimit të madh të shprehur nga Arsenali, Lacazette ka thënë se do të vendos i vetëm për klubin e tij të ardhshëm duke lënë të kuptohet se Atletico Madridi mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
“Mendoj se është koha e duhur [për tu larguar]”, ka thënë ai për ‘L’Equipe’. “Dua të zbuloj diçka tjetër, të vendosi vetën në rrezik dhe të kaloj një nivel. Unë i vendos vetës qëllime, e di që në shkallën evropiane nuk jam ende i njohur shumë mirë”
“Dua ta shoh nëse mund t’i përgjigjem pyetjeve që njerëzit shtrojnë dhe të zhvillohem tutje. Ne jemi në një kohë kur të gjithmonë kanë llogaritë e tyre dhe kjo është një gjë e mirë”
Kur është pyetur se kush do të zgjedh klubin e tij të ri, ai u përgjigj “Unë plotësisht”.
I pyetur tutje rreth transferimit te Atletico, ai u përgjigj: Është një klub që ka qenë rregullisht viteve të fundit në fazat e fundit në Ligë të Kampionëve. Është një skuadër e shkëlqyer dhe një klub që i zhvillon lojtarët. Aty është gjithashtu Antoine Griezmann./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...