Alexander Isak është futur në radarin e Barcelonës, por mbetet si plan B, nëse nuk mund të nënshkruajë me Lautaro Martínezin.
Isak ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 14 gola në 34 ndeshje.
Ai ka qenë heroi i Real Sociedadit në Kupën e Mbretit, me gjashtë gola në shtatë ndeshje, duke arritur t’i dërgojë në finale.
Suedezi është i gjatë, ka ekuilibër të mrekullueshëm, punon mirë me këmbë, dhe luan mirë me shpinë kah goli.
Ai i ka të gjitha atributet për t’u bërë një sulmues i klasit botëror dhe kjo është arsyeja pse ai është në axhendën e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.
Suedezi ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh këtë verë.
Borussia Dortmund mund ta riblejë atë për 30 milionë euro gjatë verave të 2021, 2022 dhe 2023.
Çmimi këtë verë për të gjithë është 70 milionë euro dhe Barcelona mund ta konsiderojë blerjen e tij nëse blerja e Lautaros dështon./telegrafi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...