Gjatë kohëve të fundit ishte raportuar se Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e Trent Alexander-Arnold para një transferimi të mundshëm në 2025.
Anglezi tashmë po shijon pushimet pas përfundimit të Euro 2024, ndërsa veprimi që ka bërë së fundmi ka shtuar edhe më shumë thashethemet për transferimin e tij tek madrilenët.
Alenxander-Arnold u pa duke nënshkruar një fanellë të Real Madridit në pushime, të cilat po i kalon në shoqërinë e yllit madrilen Jude Bellingham.
Trent Alexander-Arnold signing a Real Madrid shirt. ✍️🤍 pic.twitter.com/8doghXmnsi
— Madrid Zone (@theMadridZone) July 27, 2024
Nënshkrimi i një fanellë nuk do të thotë asgjë, por është e sigurt se kjo do të ‘rrëmbejë’ titujt e ballinave të mediave botërore.
Në fakt, ylli i Liverpoolit së bashku me Jordan Henderson para disa kohëve kishin bërë përpjekje që ta bindin Bellingham t’i bashkohet Liverpoolit, por nuk ia dolën ta bëjnë këtë. Tani, Alexander-Arnold e ka mundësinë që ta ketë Bellinghamin bashkëlojtar edhe në nivel klubi, por kësaj radhe në Spanjë.
Dyshja pas përfundimit të pushimeve do të rikthehen menjëherë tek klubet respektive, aty ku Real Madridi më datë 1 gusht do të përballet me Milanin, teksa Liverpooli në të njëjtën ditë do të luajë ndaj Arsenalit.
Duke marrë parasysh moshën e Carvajal, Real Madridi mund ta konsiderojë seriozisht opsionin e Alexander-Arnold vitin e ardhshëm, në rast se ai nuk rinovon me ‘Të Kuqtë’./Telegrafi/
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...