Google ADS

Aleix Vidal merr leje për largim nga Barcelona

19:34 | 4 Gusht 2018
Arbresh Info

Me transferimin e Malcomit këtë verë dhe prezencës së Philippe Coutinhos së bashku me Ousmane Dembelen, shansat e Vidalit për të qenë në skuadër janë tepër të vogla.

Tani, klubi ka zbuluar se Vidal është rikthyer te Barcelona nga turneu i tyre para-sezonal në mënyrë për të finalizuar të ardhmen e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Aleix është duke udhëtuar në Barcelona sot me lejen nga klubi për të vendosur të ardhmen e tij”, ka shkruar klubi në llogarinë e tyre zyrtare.

Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Sport’, Vidal është i vendosur për rikthim te Sevilla për 9 milionë euro.

Lajmi vjen pasi Barcelona finalizoi transferimin e mesfushorit Arturo Vidal nga Bayern Munichu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme