Carlos Alcaraz kualifikohet lehtësisht në çerekfinalen e turneut olimpik. Në fazën e 1/8-ave tenisti spanjoll mundi Roman Safiullin me rezultatin 2-0 me sete (6-4,6-2).
Numri tre i botës hyri dominues në ndeshje, duke fituar tri “game” e para të ndeshjes. Safiullin (i renditur si numrin 66) u kundërpërgjigj duke fituar dy të radhës, me rezultatin që shkoi në 3-2.
Pesë “game”-et e fundit të setit hapës u ndanë tri për Alcaraz dhe dy për Safiullin dhe rezultati përfundimtar ishte 6-4.
Në të njëjtën mënyrë nisi edhe seti i dytë, me një 2-0 për spanjollin. Rusi, pa u dorëzuar, megjithatë fitoi dy nga tre “game”-et e radhës, por Alcaraz fitoi tri të fundit dhe vulosi setin 6-2.
Alcaraz, i cili merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, tani do të përballet me amerikanin Tommy Paul (numri 13 në botë)./ss
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...