Carlos Alcaraz fitoi sërish finalen e Wimbledon dhe shkoi të festonte me ekipin dhe familjen e tij. Është hera e dytë radhazi që spanjolli fitoi turneun më të rëndësishëm të tenisit në botë.
Spanjolli foli më vonë në mes të ceremonisë edhe për finalen e Euro 2024, ku Spanja dhe Anglia do të ndeshen për trofeun kampion.
Alcaraz nga Anglia nuk hezitoi t’i dërgojë një mesazh lojtarëve të skuadrës spanjolle të futbollit.
“Unë tashmë e kam kryer punën time. Finalja e Euro 2024 me Anglinë me siguri do të jetë e komplikuar”, ka deklaruar spanjolli.
Carlitos foli edhe për fitoren e tij që vjen pas asaj të Roland Garros.
“Është një çështje lufte dhe besimi, shumë i lumtur që jam në të njëjtën fushë me Djokovic. Por unë nuk e konsideroj veten ende një kampion të nivelit të tij”.
“Gjithashtu falënderoj ekipin tim për këto katër javë, duke qenë larg familjeve tuaja, dhe ju falënderoj që më lejuat të vazhdoj të mësoj nga ju. Shpresoj që të vazhdojmë të fitojmë turne së bashku”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...