Google ADS

Alcantara lëndohet përsëri, ja sa ndeshje pritet t’i humbasë

14:12 | 20 Shtator 2021
KRG

Thiago Alcantara ka pësuar një lëndim gjatë fitores së Liverpoolit ndaj Crystal Palace.

Thiago do të humbasë ndeshjen e Kupës Carabao ndaj Norwich dhe udhëtimin e Premier Ligës në Brentford gjersa Roberto Firmino dhe Trent Alexander-Arnold gjithashtu jashtë për ndeshjen e Kupës Carabao.

Reprezentuesi spanjoll u tërhoq gjatë pjesës së dytë të fitores 3-0 të së shtunës në Anfield.

Ndërsa Liverpool po pret rezultatet e mëtejshme të skanimit, Thiago është përjashtuar nga ndeshja e së martës në ‘Carabao Cup’ ndaj Norwich City dhe udhëtimin e së shtunës në Premier Ligë në Brentford.

“Nuk mund të them tani sa kohë do të zgjasë, por definitivisht jo nesër (e martë) dhe jo në fundjavë,” tha ndihmësi menaxheri i Liverpoolit, Pepijn Lijnders.

“Le t’i marrim rezultatet e skanimit dhe pastaj kemi një diagnozë të duhur.

“Në një javë humbasim dy mesfushorë vërtet me ndikim, kjo është gjëja e keqe.”

Edhe për Trent Alexander-Arnold dhe Robert Firmino ndeshja e Kupës Carabao në mesjavë vjen shumë shpejt për ta kësisoj ata nuk janë të gatshëm për këtë sfidë.

Alexander-Arnold humbi ndeshjen me Crystal Palace për shkak të sëmundjes, ndërsa Firmino ka munguar në tre ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi të kyçit të këmbës.

“Nuk ishte e lehtë sepse këta njerëz duan të luajnë, edhe nëse ndihen pak të lëkundur ose të sëmurë.

“Trent, nuk ka simptoma të Covid. Ne testojmë pavarësisht. Ai duhet të jetë mirë brenda pak ditësh, por Norwich vjen shumë herët.

“Bobby (Firmino), i cili do të bëjë pjesë të stërvitjes së ekipit, gjithashtu nuk është gati por po përparon mirë derisa Neco (Williams) po përparon gjithashtu mirë”, përfundoi ndihmës-menaxheri i Liverpool.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme