Skitari jonë, Albin Tahiri ndihet i lumtur dhe krenar me arritjen e rezultatit historik për të dhe Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Tahiri ka arritur të marrë rezultatin më të mirë personal, por edhe të Kosovës në një garë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Ai ka zënë vendin e 15-të në garën e dytë nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi, pasi në garën e parë, atë të lëshimit, 32-vjeçari kosovar ishte i 22-ti.
Ky rezultat rekord ka bërë që Albin Tahiri të ndihet i lumtur dhe krenar gjatë një interviste për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Jam shumë krenar me rezultatin më të mirë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka thënë fillimisht Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut
“Është diçka e pabesueshme. Nuk e kam imagjinuar kurrë top 15-shin. Qëllimi im ishte hyrja në top 30, por sot arrita shumë më shumë”.
“Unë jam shumë shumë krenar. Rroftë Kosova”, përfundoi skitari i Kosovës.
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka