Albert Bunjaku, trajner i Dritës?

23:52 | 12 Korrik 2018
Arbresh Info

Albert Bunjaku pritet të bëhet brenda ditëve të ardhshme me klub të ri.

Ish trajneri i Përfaqësues së Kosovës pritet t’i rikthehet menaxhimit te një skuadër vendore, transmeton portali arbresh.info.

Siç raporton ‘GazetaOlle’, Albert Bunjaku do të jetë zëvendësues i trajnerit Bekim Isufi te kampioni Drita.

Isufi besohet se nuk ka raporte të mira me kryesinë e skuadrës nga Gjilani që tashmë duket se ka gjetur edhe pasardhësin e tij.

Marrëveshja mes bordit të Dritës dhe trajnerit 47-vjeçar thuhet se është arritur pas një takimi mes tyre në njërin nga restorantet e Gjilanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme