Albert Bunjaku, ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka folur për të ardhmen dhe miqësoren e 13 nëntorit kundër Letonisë.
Bunjaku thotë se është duke biseduar me Presidentin e Federatës, Fadil Vokrri për mundësinë e të qenit drejtor i reprezentacioneve të Kosovës.
“Jo akoma nuk ka diçka të re për të ardhmen! Deri në fund të vitit pres të diskutoj përfundimisht me kryetarin Fadil Vokrri për postin e drejtorit të reprezentacioneve. Po ashtu ka pasur lëvizje edhe nga disa klube, por nuk do ngutem nga se për mua është me rëndësi të jetë një projekt afatgjatë dhe ku unë ndjej vetën që kam lirinë e punës dhe mundësinë e zhvillimit”, ka thënë Bunjaki për IndeksOnline.
Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen Kosova – Letoni që zhvillohet në “Adem Jashari” më 13 nëntor.
“Mu më vjen mirë që kjo lojë miqësore pas 18 muajve më në fund u realizua, por kjo po ashtu paraqet një epokë të re. Ku pritet sa më shpejtë të vijë selektori i ri dhe natyrisht të filloj me projektin e tij”, shtoi ish-trajneri i Kosovës.
Kujtojmë se Bunjaki ishte menaxher deri në fund të eliminatorëve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...