Albert Bunjaku: Lojtarët duhet t’i kuptojnë disa gjëra

12:14 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Islandën. Qindra shikues janë parë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Përfaqësuesja e Kosovës të premten e zhvillon ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Botëror, raporton Arbresh.info.

Trajneri Albert Bunjaku ka folur pas stërvitjes për media. “Gjendja e lojtarëve është në rregull, jam shumë i kënaqur me konkurrencën brenda ekipit. Lojtarët duhet me kuptua se të gjithë nuk munden të luajnë. Islanda është mjaft kompakte në mesfushë, por ne kemi krijuar gjithmonë raste dhe shpresoj të kemi fat këtë herë”, ka thënë Albert Bunjaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme