Google ADS

Albert Bunjaku i zbulon dy futbollistët e radhës që do t’i bashkohen Kosovës

16:48 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Erton Fejzullahu dhe Florent Hadërgjonaj priten t’i bashkohen Kosovës në të ardhmen.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka zbuluar dy lojtarët që pritet t’i bashkohen Përfaqësueses tonë në të ardhmen, transmeton Sportali.net.

“Erton Fejzullahu që ka luajtur më parë me Djurgardenin dhe Florent Hadërgjonaj i Ingolstadt, pritet të luajnë me ne në të ardhmen”, ka thënë Bunjaki në intervistën për “skaraborgslanstidning.se”.

Ai gjithashtu foli edhe për Loret Sadikun, të cilin shpreson se do ta shoh sërish tek Kosova, pasi FIFA nuk po ia jep lejen të luajë me Kosovën, shkaku i ndërrimit të dy Kombëtareve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme