Sulmuesi që ka shkruar histori në Australi, Besart Berisha, nuk vazhdon të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga ndeshja me Turqinë, ku nuk luajti për asnjë minutë.
Ai pas sfidës kishte deklaruar se derisa Albert Bunjaku të jetë në stol, nuk do ta veshë fanellën e Kosovës.
Tani, Bunjaku, që kundër Islandës zhvilloi sfidën e fundit në stolin e Kosovës, ka shpjeguar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur atë natë.
“E respektoj vendimin e tij. Bisedën që kam pas me Besartin kanë qenë edhe Muharrem Sahiti e të tjerë prezentë. Ai e dinë pse nuk ka luajtur në këtë lojë (kundër Turqisë). Unë kam qenë i detyruar që të luajë me pesë mbrojtës dhe të sakrifikojë sulmin për shkak cilësive të kundërshtarit”, tha Bunjaki.
“Berisha nuk ka luajtur atë ndeshje sepse Nuhiu dhe Muriqi janë më të mirë se Besarti në pranimin e topit dhe kjo nuk është çudi, jam munduar që t’ia shpjegojë në mënyrë profesionale”, shtoi më tej Bunjaku.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...