Google ADS

Alban Vesei pensionohet nga basketbolli

16:43 | 25 Dhjetor 2023
D.H

Basketbollisti i mirënjohur Alban Veseli ka vendosur të pensionohet nga basketbolli aktiv.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se më nuk do të jetë aktiv në këtë sport, shkruan Arbresh.info.

 “I lumtur dhe tejet i përmbushur që isha bashkëautor në arritjen e këtyre titujve në Basketbollin Kosovar dhe Përfaqësuesen e Kosovës, mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar nga loja aktive në parket”, ka shkruar ndër tjera Veseli.

Kujtojmë që Alban Veseli titullin e fundit kampion e fitoj sezonin e kaluar me skuadrën e Pejës.

Teksa në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Sigal Prishtinës, Rahovecit, Bashkimit, Yllit e Ponte Prizrenit./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

“Momente të mrekullueshme me shumë mund e sacrificë, djersë, lot gëzimi e hidhërimi, përplot 20 vite aktivitet të kurorëzuar me 10 tituj kampioni e përmbyllin zyrtarisht karrierën time sot”, shkroi Veseli.

I lumtur dhe tejet i përmbushur që isha bashkëautor në arritjen e këtyre titujve në Basketbollin Kosovar dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Andaj, është një vendim jo aq i lehtë për t’u jetësuar sot pas dy dekadash karrierë,por mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar nga loja aktive në parket”.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në rrugëtimin tim në basketboll, përgjithmonë falenderues tifozëve të dashur, ju falenderoj përzemërsisht për përkrahjen. Faleminderit të gjithë trajnerëve e klubeve ku unë kam dhënë kontributin tim të pa kursyer”.

Falënderim i veçantë i dedikohet të gjithë atyre që janë përfshirë në karrierën time ndër vite, kemi krijuar kujtime të paharrueshme së bashku dhe kam krijuar miqësi të përjetshme me secilin prej jush, nder me meritoret per keto suksese jane trenerat Fikret Shatri dhe Arben Krasniqi”.

Për fund por të parët nga rëndësia janë Familja ime, janë njerëzit më të afërt që ishin arsye kryesore e çdo suksesi, të cilëve ju jam falenderues e mirërnjohës përjetësisht, Faleminderit Prindërve të mi, në mënyrë të veçantë Babait tim inkurajuesit më të madh që kam takuar dhe nga i cili gëzoj çdo arritje të jetës time.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme