Alban Shillova shënon dhe feston me zemër

18:26 | 22 Shtator 2018
Arbresh Info

Flamurtari është befasuar pasditen e sotme (e shtunë) duke u mposhtur në shtëpi nga Feronikeli.

Takimi i zhvilluar në Prishtinë në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë mes Flamurtarit dhe Feronikelit përfundoi me rezultat 1 me 3 në favor të skuadrës nga Drenica, shkruan portali arbresh.info.

Momenti kur shënon Alban Shillova

Goli i vetëm te skuadra nën udhëheqjen e kryetrajnerit Arsim Thaqi u realizua nga sulmuesi Alban Shillova.

Bartësi i fanellës me numër 17 realizoi nga afërsia për 1 me 1 duke barazuar shifrat vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë. Shilova iu afrua tribunave të mbushura me tifozë dhe festoi me zemër.

Alban Shilova duke festuar me zemër

Sidoqoftë, goli nga Shilova nuk mjaftoi për shkak se mysafirët rikthyen avantazhin për 1 me 2 përmes sulmuesit Jean Da Silva para se Artur Megani të shënonte për 1 me 3 në minutën e 68′.

Kjo ishte disfata e parë brenda këtij sezoni për Flamurtarin pas katër fitoreve dhe një barazimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme