Gjatë së enjtes startojnë ndeshjet e gjysmëfinales për kampionatin botëror të boksit që po zhvillohet në Beograd.
Boksieri shqiptar, Alban Beqiri do të ndeshet ndaj rusit, Vadim Musaev dhe vetëm njëri prej tyre do të sigurojë biletën për në finale.
Tashmë, Shqipëria kë bërë histori në kampionatin botëror të boksti për arsye se Beqiri veç ka siguruar një medaljen e bronztë ndaj jordanezit, Zeyad Eshaish.
23-vjeçari nga Jordania ishte një nga favoritët kryesorë për të fituar kampionatin, por përgatitjet e Beqirit ishin të jashtëzakonshme.
Boksieri ynë ishte i përgatitur si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo teknike pasi nuk i la fare hapsira kundërshtarit.
Tashmë në një ndeshje të veështirë kundër Musaev, Beqiri do të ketë synim të shkruaj historinë për boksin shqiptar duke kaluar në finale të kësaj gare./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza