Google ADS

Alban Ajdini protagonist kryesor në fitoren e Lausanne-Sport

18:05 | 8 Dhjetor 2024
D.H

Futbollisti nga Kosova, Alban Ajdini ka qenë protagonist në fitoren e ekipit të tij, Lausanne-Sport ndaj Zurichit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Zvicrës.

Ajdini shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht, ai asistoi në minutën e 15-të për golin e parë të shënuar.

Teksa dy golat e tij erdhën në minutat e 64-të dhe 73-të.

25-vjeçari deri më tani këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në Superligën zvicerane.

Skuadra e tij ndodhet në pozitën e katërt me 27 pikë katër më pak se vendi i parë Lugano./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme