Jordi Alba thotë se ndien se është njëri prej lojtarëve më të urryer në botën e futbollit, por këmbëngul se qëndrimi i tij jashtë fushës plotësisht tjetër nga ai në fushë.
Alba ka shkëlqyer për Barcelonën që prej se iu bashkua klubit në vitin 2012 nga Valencia dhe i ka bërë 360 paraqitje deri më sot.
Gjatë kësaj periudhe, ai e ka fituar pesë herë titullin në La Liga dhe një herë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, mbrojtësi i majtë spanjoll beson se është lojtar që urrehet nga kundërshtarët e vet për shkak të stilit luftarak.
“Është e qartë se njerëzit që më njohin përmes futbollit, mendojnë se unë jam njëri prej lojtarëve më të urryer në futboll, kjo është e qartë”, tha Alba për Movistar+.
“Është për shkak të mënyrës sesi luaj dhe kjo mënyrë ka bërë që sot unë të jem ky lojtar që jam dhe të jem këtu ku jam”.
Ai shtoi: “Njerëzit e tjerë që më njohin jashtë futbollit e dinë që jam person i përulur i cili e vlerëson çdo gjë në jetë. Lojtari Jordi nuk ka asgjë të bëjë me qenien njerëzore Jordi apo me Jordin me bashkëlojtarët e vet”. /Gazeta Express/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...