Google ADS

Alarmohet Reali: Lëndohet Toni Kroos

16:51 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, pritet të mungojë për një periudhë kohore për shkak të një lëndimi në gju.

Kroos, i cili shkëlqeu në fitoren e Real Madridit ndaj Paris Saint-Germainit në Ligë të Kampionëve të mërkurën mbrëma, ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të majtë, transmeton Express.

Reali nuk ka treguar se sa do të mungojë gjermani, por ai pritet të mungojë të paktën në ndeshjen ndaj Real Betisit në udhëtim të dielën.

Po ashtu, ai do të jetë në dyshim edhe për ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së më 6 mars.

“Rikuperimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, ka thënë Real Madridi në një komunikatë të shkurtër në uebsajtin e vet. /Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme