Yllit të PSG-së, Kylian Mbappe i është zvogëluar vlera shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Sipas AS, PSG kërkonte plotë 300 milionë euro për francezin, por shkaku i Covid-19 që ka goditur ekonominë e shumë klubeve vlera e tij është zvogëluar për 150 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se “Galaktikët” janë klubi më i interesuar për Mbappe, të cilin e shohin si ylli i radhës që do ndjek hapat e Cristiano Ronaldo-s dhe do shkëlqejë në “Santiago Bernabeu”.
Kontrata momentale e Mbappe skadon në vitin 2022 dhe ka raportime se PSG është duke bërë çmos për të mos e lejuar francezin të largohet në verë.
Real Madrid është në dijeni për vlerën e fituesit të Kupës së Botës, andaj është duke përgatitur ofertën me vlerë 150 milionë euro./arbresh.info.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...